Klinikat
Filtro rezultatet tuaja
124 klinika të gjetura

Xholi Dent
Ne ndërtojmë marrëdhënie besimi me fëmijën tuaj, përmes një mjedisi ku fëmijët ndihen të sigurt dhe të lumtur.

Xholi Dent
Ne ndërtojmë marrëdhënie besimi me fëmijën tuaj, përmes një mjedisi ku fëmijët ndihen të sigurt dhe të lumtur.

The Clinic Tirana
“The Clinic” nuk beson në metodat e vjetruara, por përfiton nga pajisjet dhe kërkimet më të fundit që po e bëjnë botën e stomatologjisë një përvojë të plotë të shëndetit dhe përmirësimit estetik, vetëkujdesit dhe mirëqenies.

Manjani Dental
Klinika dentare Manjani ofron shërbime dentare komplekse dhe trajtimin e sëmundjeve orale përmes një niveli të lartë shërbimi të specializuar dhe profesional. Pacienti merr të gjitha shërbimet e nevojshme në të gjitha specialitetet, në të njëjtin vend nga një staf profesionist. Ky shërbim bëhet i mundur falë teknologjisë dhe pajisjeve moderne që ka klinika, si dhe profesionalizmit dhe cilësisë së punës së ofruar nga stafi mjekësor dhe përvojës së tyre të madhe.

Harhulla Dent
Harhulla Dent është një klinikë dentare me mbi 25 vjet përvojë në fushën e stomatologjisë. Stafi i tyre ka mjekë specialistë në të gjitha fushat. Profesionalizmi dhe cilësia janë të garantuara. Garanci 5-vjeçare për të gjitha punimet e kryera në klinikën e tyre.

Family Dental Clinic
Në Kliniken Dentare Family, prioriteti është shëndeti oral dhe komforti mbi gjithçka. Me një angazhim për ekselencën në kujdesin dentar, ekipi i tyre me përvojë profesionistësh është i përkushtuar për t'ju ofruar trajtim të personalizuar dhe me ndjeshmëri.

Dental Clinic Art
Shërbimet më të mira për një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme.

Isufi Royal Dental
Isufi Royal Dental është një klinikë dentare moderne me një staf të specializuar në Kirurgjinë Orale dhe Maksilofaciale, Implantologji, Ortodontikë, Protetikë, Terapitë dhe Estetikën.

Rica Dent
Rica Dent është një klinikë dentare e vendosur në Durrës, duke ofruar shërbime nga stomatologjia e përgjithshme deri te kirurgjia orale.

Marubi Dental Center
Qendra Dentare Marubi u themelua nga Dr. Rakela dhe Dr. Riton Marubi, pasardhës të fotografëve të njohur Marubi. Klinika u rindërtua mbi të njëjtat themele të studios fotografike që i përkiste në atë kohë "Dinastisë Marubi", duke e transformuar atë në një strukturë të re ultra-moderne që përputhet me standardet më të avancuara të stomatologjisë bashkëkohore.

Dr. Ina Xhaxho Dental Clinic
Klinika “Splendent” Dr. Ina Xhaxho është një qendër mjekësore e specializuar për të kryer të gjitha shërbimet dentare të nevojshme. Veçoria e kësaj klinike është përkushtimi dhe angazhimi ndaj personave me aftësi të kufizuara përmes shërbimit të anestezisë përgjithshme, ku pacienti vëhet në gjumë me një koktej ilaçesh. Të gjitha shërbimet dentare kryhen në një sesion të vetëm nga mjekë të specializuar që tregojnë kujdesin maksimal ndaj pacientëve.

Dentistanbul
Dentinstabul ka qenë në funksionim që nga viti 2004. Stafi i saj profesional, së bashku me pajisjet moderne dhe të avancuara, gjithmonë ndihmon. Me 15 vjet përvojë, ata janë ekspertë në fushën e implanteve dhe shërbimeve dentare.

Toti & Gurakuqi Dental Clinic
Klinika Dentare "Toti & Gurakuqi" është klinika e parë private dentare me licencë në Shqipëri që nga viti 1992, e themeluar nga Prof. Dr. Foto Toti. Viti pas viti, klinika është rritur dhe modernizuar për t'u bërë sot edhe më e plotë si në staf ashtu edhe në shërbime.

Dental Turk
Për vite me radhë ata kanë qenë pika e referencës për pacientët shqiptarë dhe të huaj, falë përkushtimit të tyre dhe cilësisë së lartë të shërbimeve të ofruara. Në Dental Turk, shëndeti juaj dentar është prioriteti i tyre.

Xhani Dent
Xhani Dent është një klinikë dentare e vendosur në Durrës. Klinika disponon një staf të kualifikuar dhe profesionist. Në përfundim të trajtimit, do të fitoni buzëqeshjen e ëndrrave tuaja.