Arti shumëngjyrësh dhe muralet magjepsëse në rrugët e Tiranës
Shqipëria njihet për kryeqytetin e saj plot jetë dhe modern. Kafenetë, baret dhe hapësirat e hapura reflektojnë nje atmosferë të gjallë rinore. Sapo hyn në Tiranë vihen re ndërtesat plot ngjyra, arti dinamik i rrugës dhe muralet kreative. Ndërtesat e Tiranës janë kthyer në një telajo ku çdo artist është i ftuar të lërë gjurmën e vet.
Shprehja artistike ishte rreptësisht e ndaluar gjatë sundimit komunist dhe një pjesë e mirë e qytetit përbëhej nga ndertesa gri. Pas rënies së komunizmit lindi dëshira për të rizbuluar identitetin e qytetit dhe për t’i dhënë atij më shumë gjallëri. Artistët gjetën artin e rrugës dhe muralet si një mënyrë për të promovuar lirinë e shprehjes, për të inkurajuar kreativitetin dhe për të rimarrë hapësirën publike. Ky transformim i Tiranës simbolizon një epokë të re kulturore. Tashmë rrugët dhe muralet vibrante janë kthyer në një tipar dallues të qytetit.

Mural Fest🔗
Vendodhja Tiranë
Është një nga festivalet më të veçanta që ka Shqipëria. Mural Fest bëhet çdo vit në Tiranë.Ky festival mbledh jo vetëm artistë shqiptarë por edhe artistë nga e gjithë bota, të cilët shprehin botën e vet artistike. Në qendër ka artin e rrugës dhe pikturat murale. Ndër pjesëmarrësit e shquar janë Maximiliano Bagnasco nga Argjentina, Zabou, artiste franceze me bazë në Londër, artisti gjerman Case Maclaim, Ives Ones nga Holanda dhe shumë të tjerë. Një nga organizatorët është Helidon Haliti, një artist dhe aktivist i njohur për promovimin e artit në Shqipëri. Gjatë festivalit, artistët pikturojnë murale gjigande në pikat më dominuese të qytetit.
Me anë të pikturave, ata paraqesin botën e tyre artistike dhe në të njëjtën kohë përcjellin edhe mesazhet e tyre për çështje sociale, politike apo mjedisore. Qëllimi i festivalit është të rikthejë gjallërinë në zonat e lëna pas dore duke u dhënë atyre më shumë ngjyra. Ky festival është një mundësi e mirë për të mësuar më shumë rreth artit të rrugës. Nëse keni një pasion për artin dhe ndodheni ne Tiranë, mos e humbisni si mundësi.
