Ksamil
E vendosur në jug të Shqipërisë, Ksamili është një vend bregdetar i këndshëm me plazhe dhe ujëra të mrekullueshme. Ai ndodhet disa kilometra në jug të Sarandës, brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, i cili është renditur si një nga trashëgimitë botërore të UNESCO-s. Ujërat me ngjyrë të kaltër, plazhet me rërë dhe ambienti përreth janë ndër atraksionet e shumta për turistët që kërkojnë një pushim të qetë bregdetar.
Pjesa më e mirë e Ksamilit janë ishuj të vegjël të shumtë, të cilët mund të arrihen ose me not, ose me varka. Ishujt e shumtë të vegjël e bëjnë të mundur që të marrësh rreze dhe të eksplorohen vende më të fshehta, duke shtuar kështu bukurinë e vendit. Rreth këtyre ishujve ka ujëra të cekëta dhe të transparente, ideale për zhytje ku mund të shihen të gjitha ngjyrat e jetës nënujore.
Ksamil është gjithashtu pranë monumentit arkeologjik të lashtë të Butrintit, i cili daton që nga periudha greke dhe romake. Vizitorët mund të shohin gjithashtu mbetjet e një teatri të vjetër, një bazilike ose një kulle veneciane. Duke kombinuar plazhe të paprekura, ujëra të kristalta të detit dhe rëndësi historike, Ksamil ofron qetsi, relaks, kultur duke e bërë një destinacion të domosdoshëm në Shqipëri.
